Agjencia për Median, që do të jetë nën varësinë direkte të kryeministrit Edi Rama, sipas OSBE nuk duhet të mbyllë burimet e informacionit për gazetarët. Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Teresa Ribeiro në reagimin e parë për këtë strukturë të re të qeverisë, tha se problem nuk është agjencia por mënyra si do të zbatohet.
“Ajo që mbetet për t’u parë dhe që mundet në një farë mënyrë të minojë krijimin e këtij institucioni është fakti nëse juve do ju lejohet të kërkoni infomacion, të bëni pyetje. Nuk është aq ngritja e institucionit problem, se sa është funksionimi i tij në praktikë. Kjo është sfida e vërtetë.”
Për shkak të kësaj problematike që mund të krijohet, Përfaqësuesja e OSBE-se për Lirinë e Medias, konfirmoi monitorimin e funkisionimit të agjencisë në raport me gazetarët.
“Ne do të vazhdojmë ta monitorojmë, sigurisht. Ajo që është e rëndësishme është që gazetarët të kenë akses të pavarur tek të gjitha burimet e informacionit, në mënyrë që edhe ata të lejohen të bëjnë punën e tyre.”
Më herët, kryeministrit Rama që mori pjesë në konferencën e OSBE për Evropën Juglindore, ngriti problemin e funksionimit të protaleve në vend.
“Mendoj që kur vjen fjala për median në internet, liria e përhapjes së kësaj medie ka minuar një farë soj lirinë e fjalës. Është më e lehtë të thuhet se sa të bëhet. Të vërtetat dhe genjeshtrat janë bërë bashkëshoqëruese.”
Mediat Online qeveria ka tentuar t’i trajtojë përmes paketës Anti-shpifje, që prej një kohë të gjatë ndodhet në Parlament për miratim. /abcnews.al/