Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë: Ripi i Gazës tashmë është një nga vendet më të rrezikshme në botë

schedule13:07 - 6 Dhjetor, 2023

schedule 13:07 - 6 Dhjetor, 2023

Situata në Gaza po përkeqësohet çdo minutë me një valë të re refugjatësh në jug të zhvendosur nga bombardimet izraelite”. Kështu u shpreh të mërkurën agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA).

“Nuk ka zonë ‘të sigurt’, i gjithë  Rripi i Gazës  është bërë një nga vendet më të rrezikshme në botë. Nuk ka ku të shkohet pasi strehimoret, përfshirë UNRWA , janë të tejmbushura,” tha organi i OKB-së në platformë X, shkruan Al Jazeera.

Organizata humanitare Médecins Sans Frontières (Mjekët pa Kufij) bëri thirrje për një fund të menjëhershëm të “sulmeve pa dallim dhe të pamëshirshëm” në Gaza.

“Zhvendosja e dhunshme duhet të ndalet tani. Sulmet ndaj spitaleve dhe personelit mjekësor duhet të ndalen tani. Kufizimet e ndihmës dhe rrethimi duhet të ndalen tani,” shkroi organizata në platformën e mediave sociale X./abcnews.al