Agimi i Artë shpallet organizatë kriminale, shpërthejnë trazirat para gjykatës në Athinë

schedule11:02 - 7 Tetor, 2020

schedule 11:02 - 7 Tetor, 2020

Gjykata e Apelit në Athinë e shpalli Agimin e Artë organizatë kriminale, para pak çastesh. Fajtorë u shpallën dhe 20 anëtarë të saj, nga të cilët 18 deputetë.

Tashmë mediat greke raportojnë se para kësaj gjykate kanë nisur trazirat. Raportohet për përplasje dhe dhunë mes mbështetësve të Agimit të Artë dhe manifestuesve kundër tyre.

Lexo edhe: Vendimi historik, Agimi i Artë në Greqi shpallet organizatë kriminale

Ndërkohë, policia greke ka ndërhyrë për të marrë nën kontroll situatën. Në vendin e ngjarjes po hidhen sende të forta, tymuese dhe gaz lotsjellës. Mediat greke raportojnë po ashtu se rreth 30 mijë persona janë  përfshirë në protestat para gjykatës.  Pjesa më e madhe janë kundërshtarë të Agimit të Artë.

Tubime kanë nisur edhe në Selanik. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!