Agim Sulaj sjell ekspozitën “Heronjtë”: Më frymëzoi mjeku që përqafonte pacientin me Covid

schedule09:29 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 09:29 - 14 Dhjetor, 2020

Agim Sulaj sjell për publikun shqiptar ekspozitën “Heronjtë”, me 25 punime në të cilat tregon kujtimet e vetë artistit si dhe një vështrim mbi situatën e vështirë që ndodhet bota. Në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit”, artisti tha se përpos tablos dedikuar heronjve të pandemisë, ka krijuar dhe tablo historike.

Edhe pse vetë e kishte të pamundur të ishte fizikisht, për të gjithë ata që e duan artin dhe krijimet e tij ekspozita do të jetë e hapur deri në Shkurt të 2021. “U frymëzova në këto kohë të vështira nga një foto e publikuar në Washington Post ku një mjek përqafonte pacientin e sëmurë me Covid, më frymëzoi dhe vendosa që t’ja vë titullin Heronjtë.

Kjo tablo i dedikohet aktualitetit në të cilin jetojmë, Covid-16 dhe luftës që ndjekin mjekët për të përmirësuar situatën. Tablotë e tjera vazhdojnë ritmin tim të mbresave nga Shqipëria, Italia, të peisazheve që flasin për rrugicat e Italisë dhe kujtimet e Shqipërisë në kohën studentore.”, u shpreh Sulaj. /abcnews.al