Agim Kajmaku i shpallur në kërkim, policia asnjë të dhënë për vendodhjen

schedule12:38 - 13 Nëntor, 2019

schedule 12:38 - 13 Nëntor, 2019

Ish-kreu i Bashkisë Vorë, Agim Kajmaku është në kërkim prej disa ditësh. Akuza më e rëndë është ajo e falsifikimit të formularit të dekriminalizimit.

Gazetari, Andi Qosja raporton për “ABC News” se Kajmaku ka rezultuar i dënuar në shtetin grek, por mundësia që ish-kryebashkiaku të dorëzohet janë lënë të hapura pasi do të ndihmojë procesin e hetimit.

Ish-kreu i bashkisë Vorë, i shkarkuar nga KQZ-ja për shkeljen e ligjit të dekriminalizimit është shpallur në kërkim policor. Kajmaku akuzohet për falsifikim të formularëve dhe ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës. Akuza e fundit ka të bëjë me një vendim të Kajmakut, të marrë pas shkarkimit nga KQZ.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka shpallur në kërkim me masë sigurimi me arrest në burg, në lidhje me hetimin që zhvillohet në ngarkim të shtetasit Agim Kajmaku, i dyshuar për kryerjen e veprave penale, shpërdorim detyre, sipas nenit 248 te Kodit Penal, falsifikimi i formularëve, neni 190 i Kodit Penal, dhe Ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës, neni 249 i Kodit Penal”, thuhet në urdhër-arrestin për Kajmakun./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!