Agim Canaj, trajneri i njohur shqiptar, në emisionin “Pressing” në ABC News, dha mendimin e tij në lidhje me fitimin e titullit kampion nga ana e Tiranës. “Ky ishte kampionati më i bukur do thosha në aspektin e vlerësimit të Tiranës. Duhet të flasim mirë për ta, pasi rrallë fitohet kampionati duke ndryshuar tre trajnerë.
Tirana me të drejtë feston. Kanë kohë që presin dhe meritojnë një festë të madhe. Tirana kishte harxhuar lek prej vitesh. Morën disa lojtarë nga Flamurtari, morën Vangjelin dhe Osmanin. Kështu u ndërtua ekipi.
Çelësi i Tiranës ka qenë stabilizimi i reparteve dhe krijimi i liderëve në çdo repart. Këta lider funksionuan në një drejtim, ishim një simfoni. Stabilizmi i formacionit dha produkt. E gjitha dha produkt, fituan nga ndeshja në ndeshje dhe krijuan stabilitet. I rrit besimi dhe pati rezultate”. /abcnews.al

