“Agim Bahtiri është akademik”, Kurti komenton deklaratën e Konjucës

schedule14:37 - 18 Tetor, 2021

schedule 14:37 - 18 Tetor, 2021

Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, thotë se nuk e ka dëgjuar deklaratën e kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, i cili e quajti akademik Agim Bahtirin.

Duke folur për rezultatin e zgjedhjeve lokale në një konferencë për media, i pyetur për deklaratën e Konjufcës, Kurti u shpreh i painformuar për atë deklaratë.

“Përveç asaj pyetjes që ta ka borxh Arben Vitia, edhe këtë tjetrën ta ka borxh Glauk Konjufca. S’arrij t’i shoh emisionet, më vjen keq. Me dëshirën më të madhe, por s’arrij. As në Facebook për besë nuk arrij”, tha Kurti.

Konjufca, në fund të fushatës zgjedhore në Mitrovicë, tha se kandidati i LVV-së dhe kryetari i deritashëm atje, Agim Bahtiri është akademik në aspektin e politikës dhe interesave të popullit.

Në Mitrovicë, sipas Konjufcës, nëse s’je kombëtar nuk i duhesh askujt.

“Nuk i vyn kërkujt hiç çka t’dush me dit, n’botë. Me dit shkencën, a me dit artin, a me dit urbanizmin a, kurgjo kërkujt s’i vyn”, ka thënë ai.

“Në aspektin e politikës edhe në aspektin se qysh i di Agim Bahtiri interesat e këtij populli, për të tjerët kundërkandidatë mujmë me thanë që është akademik”, deklaroi Konjufca.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!