Afron fundi i botës, ora avancon me 30 sekonda

schedule22:47 - 25 Janar, 2018

schedule 22:47 - 25 Janar, 2018

Ambiciet bërthamore të fuqive të mëdha dhe konfliktet ushtarake që kanë përfshirë vende të ndryshme kanë bërë që Ora e Ditës së Fundit të Botës të avancojë me 30 sekonda përpara.

Shqetësimi në rritje për një luftë të mundshme bërthamore, por edhe nga kërcënime të tjera që i kanosen njerëzimit kanë bërë që akrepat e asaj që njihet si Ora e Ditës së Fundit të Botës të avancojnë me 30 sekonda. Buletini i Shkencëtarëve Atomikë ka bërë me dije se ky avancim, që e çon fundin e botës dy minuta para mesnate, është bërë pasi planeti ku jetojmë po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm.

Ora, e krijuar nga kjo gazetë në vitin 1947, është një metaforë për të treguar se sa pranë shkatërrimit ndodhet bota si pasojë e mentalitetit njerëzor. Aktualisht, ajo është më pranë apokalipsit që prej vitit 1953, kur Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovietik testuan bombat me hidrogjen. Duke njoftuar lëvizjen në Uashington, shkencëtarët deklaruan se vendimi nuk ishte aspak i lehtë dhe nuk bazohej në një faktor të vetëm.

Sipas doktoreshës Rachel Bronson, këtë vit çështjet bërthamore ishin sërish në qendër të vëmendjes. Ata i janë referuar testeve bërthamore të Koresë së Veriut, që kanë përshkallëzuar tensionet në Gadishullin Korean, si dhe kanë shkaktuar një luftë replikash mes Uashingtonit dhe Penianit. Por ata kanë marrë parasysh edhe strategjinë e re bërthamore të Shteteve të Bashkuara, që parashikon zgjerimin e arsenalit bërthamor si dhe tensionet në rritje mes Rusisë dhe Perëndimit. Një avancim po me 30 sekonda të orës u regjistrua edhe vitin e kaluar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!