VIDEO/ Mbërrin në Shëngjin anija me emigrantët e parë nga Italia

schedule07:50 - 16 Tetor, 2024

schedule 07:50 - 16 Tetor, 2024

SHËNGJIN- Anija ushtarake italiane me emigrantët e parë është ankoruar në portin e Shëngjinit.

Pas kryerjes së kontrolleve dhe procedurave të parashikuara në protokoll, emigrantët do dërgohen në qendrën e pritjes në Gjadër.

Gazetarët e ABC News, raportojnë nga terreni se, anija ka mbërritur në port rreth orës 08:00, të kësaj të mërkure.

Gazetari Ervin Leka tha për ABC News se anija eshte me 16 emigrantë, prej të cilëve 10 janë nga Bangladeshi dhe 6 nga Egjipti.

Anija Libra u nis nga Lampedusa për në Shqipëri; fillimisht u ul në bregun sicilian pasi shpëtoi një grup emigrantësh që ishin larguar nga bregu i Afrikës së Veriut.

Sipas protokollit të nënshkruar nga kryeministrja Giorgia Meloni me homologun e saj shqiptar Edi Rama, azilkërkuesi do të marrë një përgjigje brenda katër javësh: nëse përgjigjja do të jetë pozitive ai do të transferohet në qendrën e pritjes në Itali.

Në të kundërt ata do të rikthehen në vendin e tyre të origjinës.

Si menaxhohet kampi

Zona brenda kampit do te monitorohet nga policia italiane e cila qëndron ndërmjet ambienteve të punonjësve dhe refugjatëve. Këta të fundit do të jenë të vendosur brenda një rrethimi të dytë pas atij që rrethon të gjithë kampin.

Zona jashtë kampit do të monitorohet nga policia shqiptare, e cila ka autorizuar një njësi të veçantë, vetëm për sigurinë e kampit nga jashtë, bazuar mbi marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet qeverise shqiptare dhe asaj italiane./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!