Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Afrohet “Ciaran”, Shqipëria nën stuhi/ Moti i keq në shumë zona, Meteoalb: Ja kur dobësohen reshjet

schedule15:30 - 3 Nëntor, 2023

schedule 15:30 - 3 Nëntor, 2023

Mesdita e të premtes  në Tiranë i ngjasoi pasdites së vonë. Rrebeshet e shiut përfshinë vendin ndërsa qielli u errësua. Uji mbushi rrugët.

Nuk munguan as incidentet.

Situatë  e ngjashme  ishte thuajse në të gjithë territorin e vendit.

Më problematik moti  parashikohet në këto qarqe.

Në Portin e Vlorës  u  ndalua lundrimi i të gjithë mjeteve të vogla.

Kapiteneria iu kërkon peshkatarëve të marrin masa për  të siguruar anijet pasi  i gjithë gjiri i Vorës pritet të përfshihet  nga dallë  që shkojnë deri në 3 metra.

Era sipas meteorologëve do të jetë e fortë deri  paraditen e të shtunës.

Gjatë pasdites  parashikohet dobësim i saj dhe i reshjeve të shiut.   Ndërkohë  vlerat e termometrit do të bien duke shënuar temperatura deri në gjashtë gradë më të ulta se aktualisht.

Mesa duket  pranvera  iku me tetorin  për tja lënë  vendin  vjeshtës  me nisjen e nëntorit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!