Afrimiteti me Donaldin, Beatrix Ramosaj me rezerva ndaj Egzonës: Ka qenë e afeksionuar

schedule15:38 - 6 Shkurt, 2022

schedule 15:38 - 6 Shkurt, 2022

Pas daljes nga Big Brother, Beatrix Ramosaj qëndroi larg vëmendjes së mediave për të marrë veten pas situatës me të cilën u përball. Këngëtarja publikoi pak ditë më parë këngën Faj, dedikuar Donaldit, i cili ndodhet brenda shtëpisë së famshme. Sot, ajo ka folur për herë të parë në Fun Club, ku ka treguar dhe se si e ka pritur përballjen me realitetin jashtë.

Ajo u shpreh se për të vetmen gjë që i vjen keq është mënyra se si e ëma e saj, Antigona e ka përjetuar gjithë këtë situatë me kritika dhe komente negative. “I vetmi shqetësim që kam dhe kam pasur ka qenë për mamin tim sepse është përballur me të gjitha reagimet nga më të këqijat. I vetmi faj që ndjej është mami im.”, u shpreh Beatrix.

The closeness between Donald and Beatrix, Semi brings out the unspoken for the first time: Antonela and Meridian brought false information! Here is what they communicated ... - Gossip

Ndërkaq, këngëtarja shprehu disa rezerva për Egzonën me të cilën ka pasur disa situata jo të mira brenda shtëpisë për shkak të afrimitetit me Donaldin. Pavarësisht se moderatorja nga Kosova tha se e shikonte si mik, Trixa nuk mendon kështu. Madje, shtoi se mundohej shpeshherë të merrte vëmendje.

“Pikëpyetja më e madhe kjo ka qenë. Ajo rrinte me Donaldin dhe mua më thoshte se unë nuk kam qëndruar me të prej teje. Çfarë do më shumë.”, tha Trixa. “Një ditë kisha parë një ëndërr të keqe dhe Monika mundohej që të më qetësonte. Ndërkohë pas një ore, ajo ishte duke qarë se kishte parë një ëndërr dhe po mundohej të merrte vëmendje.”, tha ajo.

Trixa nuk më kupton"/Donaldi dhe Egzona për Beatrix - Big Brother Albania Vip - YouTube

Trixa iu përgjigj më pas pyetjes nëse mendonte se Egzona kishte pëlqim ndaj Donaldit. “Besoj se ka qenë e afeksionuar që nga jashtë sepse na ka parë me detaje. Ndoshta dhe e keqkuptoj”, tha ajo. /abcnews.al