Bylisi ka siguruar firmën me sulmuesin nigerian, Qudus Lawal. 25-vjeçari ka firmosur sot me ekipin ballshiot dhe pak çaste më parë, është zyrtarizuar.
Bylis ka arritur të firmosi me një super sulmues. Presidenti Besnik Kapllanaj është treguar “xhentëllmen” duke i plotësuar kërkesat sulmuesit Qudus Lawal.
25 vjeçari vjen nga San Diego Loyal ekip që drejtohet nga një emër i madh i futbollit amerikan si Landon Donovan. “Lawal ka mbërritur në Shqiperi dhe prezantimi mbetet çeshtje ore”, shkruhej në njoftimin e klubit./abcnews.al