Afrikë, diamantet e rinj do të nxirren nga fundi i oqeanit

schedule21:16 - 19 Shkurt, 2018

schedule 21:16 - 19 Shkurt, 2018

Shterimi i rezervave me diamantë në Afrikë ka shtyrë kolosët e fushës të kërkojnë burime të reja. Shtretërit e oqeanëve pritet të kthehet brenda 15 vjetësh në burimin kryesor të gurëve të çmuar.

Pas 15 vjetësh, rezervat e diamantëve në Afrikë do të shterojnë dhe kërkimet për gurët e çmuar pritet të zhvendosen në shtretërit e oqeanëve. Kështu thonë studimet e fundit, që mes të tjerash paralajmërojnë se në vitin 2019 kërkesa për diamantë do të tejkalojë ofertën dhe çmimet do të rriten rreth 3 herë më shumë se niveli aktual.

Sipas të dhënave, në vitet e fundit nxjerrja e diamantëve në nivel botëror ka pësuar rënie dhe llogaritet rreth kuotës së 144 milionë karatëve, shumë larg asaj prej 177 milionë e arritur në 2006-n. Shteti afrikan i Namibisë është ndër më të prekurit nga rënia në fjalë dhe 15 vjet më vonë rezervat e tij mund të jenë shteruar tërësisht.

Në këtë situatë, kompania afrikano-jugore “De Beers”, në pronësi të kolosit londinez “AngloAmerican”, po punon përkrah qeverisë vendase për të gjetur burime të reja. Drejtori i konsorciumit “Namdeb”, i përbërë nga anglezët dhe qeveria e shtetit afrikan, u detyrua të deklaronte pak kohë më parë se diamantët detarë do të jenë e ardhmja.

Sipas studimit të grupit, në të ardhmen 95 për qind e diamantëve do të nxirret nga fundi i oqeanit dhe sipas Departamentit të Shkencave Biologjike në Cape Town, për shkak të cilësisë më të lartë edhe çmimi do të rritet nga 187 në 528 dollarë për karat. Ndërkohë, ambjentalistët kanë nisur tashmë protestat për shkatërrimin e ekosistemit detare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!