Afrika e Jugut/ Pas tridhjetë vitesh, partia e Mandelës humbet shumicën absolute

schedule11:36 - 2 Qershor, 2024

schedule 11:36 - 2 Qershor, 2024

Pas tridhjetë vjet sundimi në Afrikën e Jugut, Kongresi Kombëtar Afrikan (ANC), i cili ishte në pushtet pas çlirimit të vendit nga aparteidi dhe zgjedhjes së Nelson Mandelës në 1994, humbi shumicën absolute në parlament.

Partia e Presidentit Cyril Ramaphosa fitoi 40.21% të votave në zgjedhjet e së mërkurës dhe pësoi një humbje të rëndë, sipas rezultateve të djeshme të Komisionit Zgjedhor, me 99.85% të votave të numëruara.

Aleanca Demokratike (DA), partia kryesore opozitare, fitoi 21.79%.

Partia uMkhonto ëeSizëe (MK) e ish-presidentit Jacob Zuma, e cila u formua vetëm disa muaj përpara zgjedhjeve siguroi 14.6%, ndërsa partia radikale e majtë, Luftëtarët e Lirisë Ekonomike (EFF) fitoi 9.48%.

ANC, e cila më parë kishte 230 mandate, mbetet partia më e madhe politike, por në bazë të të dhënave të reja do të duhet të nisë negociatat për të gjetur aleatë.

Deri më tani, ANC-ja e fuqishme i ka fituar të gjitha zgjedhjet kombëtare me shumicë të madhe. Por këtë herë fitoi zhgënjimi mes afrikano-jugorëve.

Në vendin me industrinë e dytë më të fortë në Afrikë, papunësia prek një të tretën e atyre në moshë pune dhe veçanërisht të rinjtë. Varfëria po përkeqësohet ashtu si edhe pabarazia, ndërkohë që krimi po thyen rekorde.

Akoma më keq, besimi në parti ka rënë pas një sërë skandalesh që përfshinin zyrtarët e saj që shpërthyen vitet e fundit. Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, 400 deputetët do të mblidhen në qershor për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!