Afrika e Jugut nis vaksinimin me Johnson&Johnson

schedule15:25 - 26 Prill, 2021

schedule 15:25 - 26 Prill, 2021

Afrika e Jugut do të nis vaksinimin e popullsisë me  Johnson & Johnson pas një pezullimi të përkohshëm për shkak të raporteve se ekzistonte një lidhje midis vaksinës dhe mpiksjes së gjakut.

Vaksinimi i popullsisë do të fillojë të mërkurën. Sipas rregullatorit të barnave të  Afrikës së Jugut, SAHPRA, të gjithë personat që do të vaksinohen duhet të informohen për rrezikun e mundshëm.

Qeveria e Afrikës së Jugut tha se vendi ka doza të mjaftueshme për të vaksinuar 500,000 punonjës të kujdesit shëndetësor nga 1.2 milion. Sipas të dhënave të SHBA.-së, nga 3.9 milion gra që morën  Johnson & Johnson, 15 kishin pësuar mpiksje ndërsa tre persona humbën jetën.

Shumica e rasteve të konfirmuara, 13 nga 15, ishin  nën 50 vjeç.  Afrika e Jugut ka regjistruar më shumë se 1.5 milion raste dhe 54,000 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!