Afrika e Jugut në kaos, 72 viktima dhe 1200 të arrestuar

schedule15:01 - 14 Korrik, 2021

schedule 15:01 - 14 Korrik, 2021

Afrika e jugut po përballet me trazirat dhe dhunën me te ashpër prej 30 vitesh, qe pas rrëzimit te aparteidit. Protestat erdhën si reagim pas arrestimit te ish-presidentit Jakob Zuma javën e kaluar. Ushtria ka ndërhyrë në një përpjekje për të rivendosur rendin.

 

72 persona kane humbur jetën, ndërsa mbi 1200 janë arrestuar. Ne disa qytete afrikano-jugore, përfshire Johanesburgun, janë sulmuar dyqane e biznese duke u vënë zjarrin. Disa autostrada dhe arterie kryesore të vendit janë bllokuar nga mbështetësit e ish presidentit Zuma, ndërsa gjithandej nëpër qytete shihen gjurmët e plaçkitjes dhe dhunës.

 

Qeveria ka deklaruar se nëse vazhdojnë plaçkitjet, mund të mbarojë shumë shpejt furnizimi i njerëzve me ushqime dhe produktet  e tjera të nevojave bazike. Presidenti Ramafoza po akuzohet nga afrikano-jugoret për ndërhyrje të ngadaltë dhe të vonuar në qetësimin e situatës.

Këto trazira janë sfida më e madhe e sigurisë me të cilën ai është përballur që kur u bë president në 2018 pas dëbimit të Zumës. Shkatërrimet  do të përkeqësojë krizën ekonomike, tashmë të prekur nga pandemia.

Ish-presidenti 79 vjecar Jakob Zuma u dënua me 15 muaj burg, për shpërfillje të gjykatës, pasi nuk u paraqit në një proces hetimor për korrupsion gjate presidencës së tij./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!