Afrika e Jugut i kërkon GJND-së të ndërhyjë për ofensivën e planifikuar të Izraelit në Rafah

schedule15:45 - 13 Shkurt, 2024

schedule 15:45 - 13 Shkurt, 2024

Afrika e Jugut ka paraqitur një kërkesë urgjente në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), për të shqyrtuar nëse operacionet ushtarake të Izraelit që synojnë qytetin e Rafahut përbëjnë shkelje të urdhrave të saj të përkohshëm.

Shteti afrikan i ka kërkuar gjykatës të vlerësojë nëse një ofensivë tokësore përfaqëson një shkelje të mëtejshme të menjëhershme të të drejtave të palestinezëve në Gaza, shkruan Sky News.

Benjamin Netanyahu i tha ushtrisë që të hartonte një propozim për të luftuar katër batalionet e Hamasit në qytet, ku janë strehuar 1.4 milionë njerëz, që përfshinte evakuimin e civilëve.

Por një numër në rritje i shteteve, duke përfshirë Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë, kanë paralajmëruar kundër masës, me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë duke thënë se palestinezët nuk mund të zhduken “në ajër”.

GJND-ja, muajin e kaluar urdhëroi Izraelin të merrte të gjitha masat brenda fuqisë së tij për të parandaluar trupat e tij nga kryerja e gjenocidit kundër palestinezëve në Gaza, në një çështje të ngritur nga Afrika e Jugut.

Por ajo u ndal në kërkesën e Afrikës së Jugut që të urdhëronte ndalimin e operacioneve ushtarake./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!