Afganistani goditet nga tërmete të njëpasnjëshme, të paktën 22 viktima

schedule08:54 - 18 Janar, 2022

schedule 08:54 - 18 Janar, 2022

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën deri më tani pas tërmeteve të njëpasnjëshme që goditën Afganistanin. Sipas të dhënave nga Instituti Gjeologjik i SHBA-së,  tërmetet me magnitudë 4.9 dhe 5.3 goditën provincën veriperëndimore të Badghis, duke shkatërruar dhjetra shtëpi, shkruan BBC

Sipas informacioneve, katër fëmijë ishin në mesin e personave që u gjetën të vdekur në rrënoja. Tërmetet mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në Afganistan, ku shumë banesa nuk janë aq të qëndrueshme apo të ndërtuara mirë.

Tërmeti i pare goditi vendin pasdite dhe i dyti ndodhi rreth dy orë më vonë, duke prekur më shumë rrethet Kadis dhe Mugr. Sipas zyrtarëve, numri i të vdekurve mund të rritet pasi ekipet e shpëtimit ende po kërkojnë në rrënoja, raporton abcnews.al

Badghis në veri-perëndim kufizohet me Turkmenistanin. Konsiderohet si një nga rajonet më të pazhvilluara dhe më të varfra të Afganistanit. Afganistani ende po lufton me një barrë të madhe borxhi dhe furnizime të pamjaftueshme, të përkeqësuara pas marrjes së pushtetit nga talebanët në gusht.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!