Udhëheqësit e G20 të mbledhur me videokonferencë mbi Afganistanin riafirmuan angazhimin e tyre në luftën kundër terrorizmit, përfshirë kërcënimin e paraqitur nga Isis-K.
Presidenti amerikan Joe Biden e tha këtë, sipas raporteve nga Shtëpia e Bardhë. Vendet anëtare të G20 gjithashtu siguruan angazhimin e tyre për të siguruar kalim të sigurt për të huajt dhe afganët që kërkojnë të largohen nga vendi.
Gjatë fjalës së saj, kancelaria gjermane e cila është në ditët e fundit të detyrës së saj kërkoi nga vendet ndërkombëtare që të parandalojnë futjen e Afganistanit në kaos. g.v/abcnews.al