Një shpërthim është regjistruar në një xhami në Afganistan gjatë funeralit të zëvendësguvernatorit të provincës Badakhshan, i cili u vra këtë javë, sipas një zyrtari.
Mahjuddin Ahmadi, kreu i zyrës së inteligjencës në këtë provincë në veri të Afganistanit, tha se shpërthimi shkaktoi të vdekur por nuk specifikoi se sa.
Shteti Islamik mori përgjegjësinë për shpërthimin e makinës bombë të së martës që vrau zëvendësguvernatorin.
/abcnews.al