Afganët studiojnë te UBT, Kim: Shqiptarët i ndihmuan, bota ju vlerëson

schedule11:46 - 18 Mars, 2022

schedule 11:46 - 18 Mars, 2022

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ishte sot në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Të pranishëm ishin gjithashtu kryeministri Edi Rama si dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

UBT ka nënshkruar një marrëveshje me universitetin e Miçiganit për programin e studimeve Master, për studentët afganë që ndodhen aktualisht në vendin tonë dhe që vazhdojnë studimet. Diplomatja amerikane vlerësoi ndihmën e popullit shqiptar dhe qeverisë  për afganët që ikën nga vendi i tyre.

“Është një vlerësim për të gjithë popullin shqiptar. Ajo që qeveria juaj bëri në emër tuaj nuk ishte për shkak të politikave, por për shkak të karakterit shqiptar. Ju e bëtë se kështu jeni dhe bota ju njeh. Populli shqiptar po tregon drejtimin global të pushtimit të Ukrainës. Falë përpjekjeve të gjithëve këtu sot, jemi këtu për t’u siguruar se ata që  kanë ardhur nga Afganistani do të vazhdojnë studimet e tyre njësoj siç i vazhduan në Tiranë.

Jam shumë e kënaqur që ndodhem këtu. Ne punojmë së bashku drejt njohë qëllimi. Dua të falënderoj universitetin e Miçiganit dhe universitetit Bujqësor të Tiranës për punën e tyre për të nisur këtë program të Masterit për studiuesit afganë të vendosur në Shqipëri.

Zyrtarisht SHBA dhe Shqipëri vendosën lidhje diplomatike 100 vite më parë. ne gjithmonë kemi qëndruar pranë njëri-tjetrit. Ne bëjmë diçka që me të vërtetë që përfaqëson rritjen. Jemi këtu për të vlerësuar të gjithë studiuesit”, u shpreh Yuri Kim. g.v/abcnews.al