Për afganët në Shqipëri sulltan Novruzi këtë vit ishte ndryshe. Festës së komunitetit në Shëngjin i është bashkuar kryegjyshi botëror i Bektashinjve Edmond Brahimaj.
Prania e Baba Mondit ishte për ta një mbështetje e madhe shpirtërore. Lutjet e tij shkuan për popullin e Afganistanit, të cilët ndodhet nën regjimin e talebanëve.
Në mesazhin e tij Baba Mondi apeloi nevojën që ai vend ka për udhëheqës qe të drejtojnë me drejtësi.
Mbjellja e kësaj peme së bashku me kryegjyshin botëror të bektashinjve, për afganët në Shëngjin ishte simbolika e mikpritjes që i bënë shqiptarët. Por edhe një shenjë e shpresës për të ardhmen e tyre.
/abcnews.al