Në Kosovë mbërriti mbrëmjen e sotme grupi i parë me afganë, të cilët janë larguar nga vendi i tyre, pasi talebanët morën pushtetin. 111 persona zbritën sonte në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, ku u pritën nga krerët e shtetit.
Refugjatët janë testuar për Covid dhe kanë rezultuar të gjithë negativë. Sakaq, mediat në Kosovë raportojnë se dy fëmijë janë dërguar në spital për trajtim pasi kanë shfaqur probleme shëndetësore.
Sakaq, grupi i dytë do të mbërrijë ditën e nesërme. g.v/abcnews.al

