Afërdita Onuzi: Riprodhuesit nuk duhet të deformojnë xhubletën 4000 vjeçare

schedule23:39 - 22 Nëntor, 2022

schedule 23:39 - 22 Nëntor, 2022

Për 50 vite etnografja Afërdita Onuzi, nuk ka reshtur së kërkuari në Alpe të Shqipërisë,  rreth xhubletës. Veshja që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e kyçur mes malesh. Veçantitë e saj, e misteret e ornamenteve Onuzi i ka përmbledhur në një vepër, por studiuesja nuk harron së përmenduri parardhësit, si Rrok Zojzi, Andromaqi  Gjergj, Agim Bido , etj.

Xhubleta është një veshje identitare dhe krenari për shqiptarët, por Onuzi bën thirrje që themelet e saj mos të cënohen nga riprodhuesit.

Ky botim është mbështeture mbi koleksionin e pasur të veshjes me xhubletë dhe aksesoërve të saj që ruhen në Institutin e Antropologjisë, Kulturore, një pjesë e tij u prezantuan edhe gjatë prezanrimit të librit.

Kjo veshje peshon mbi 14 kilogram. Xhubletat ndahen në disa kategori shumë e mirë, e mirë, pas e mirë që përdoret në jetën e përditshme dhe kategoria tjetër është ajo që përdorin gratë e moshuara. Në muajin dhjetor pritet që të merret edhe vendimi për  dosjen e xhubletës, që Ministria e Kulturës  ka dorëzuar për regjistrimin e saj në UNESCO.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!