Afërdita kthehet në shtëpi me të birin e porsalindur dhe gjen surprizën e ëmbël

schedule22:06 - 18 Mars, 2021

schedule 22:06 - 18 Mars, 2021

Dy ditë më parë, Afërdita dhe Jakub u bënë prindër për herë të parë. Modelja solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin e veçantë Sky Blue.

Vogëlushi sot ka ardhur në shtëpi dhe aty e priste një surprizë nga tezja, Jehona.

Ajo e kishte zbukuruar shtëpinë me tollumbaca të bardhë e blu që mbanin emrin Sky dhe një arush pellushi, surprizë e cila emocionoi Afërditën.

Pamjet modelja i ndau në rrjete sociale duke falenderuar të motrën, e cila sigurisht e bëri këtë rikthim të Afërditës në shtëpi më të ëmbël./abcnews.al