Afërdita Dreshaj prezanton të birin pak ditë pas lindjes

schedule07:33 - 19 Mars, 2021

schedule 07:33 - 19 Mars, 2021

Afërdita Dreshaj ka zbuluar portretin e djalit të saj, 3 ditë pas lindjes. Modelja ka publikuar në Instastory një fotografi të vogëlushit Sky Blue, ku ka shkruar: “Ohh mami të do shumë. Qielli im.” Në një tjetër foto nga takimi i parë me të voglin e saj, ajo shprehet: Momenti kur jeta ime ndryshoi përgjithmonë”.

Modelja e dha lajmin se ka sjellë në jetë vogëlushin përmes një fotoje me bashkëshortin, Jakub Kindl dhe vogëlushin me emrin Sky, ku shkruante: “Nuk mund ta përshkruajmë këtë dashuri”.

Pas ardhjes së tij në jetë, Afërdita ndau me ndjekësit çdo detaj për të voglin, duke nisur nga ora e saktë e lindjes, gjatësia dhe pesha. Me rikthimin në shtëpi, partneri dhe e motra e surprizuan modelen në mënyrën më të bukur.

Jakub kishte zgjedhur disa fjalë të ndjera për personin e tij të zemrës: “Faleminderit për dhuratën më të bukur në botë. Ti do të jesh nëna më e mrekullueshme. Jam shumë krenar për ty. Të dua Jakub”, shkroi Jakub në pusullë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!