Afera me Klodian Zoton? Gjiknuri: Gjithkush do të përdorë emrin tim për kauza politike. Të njohësh njerëz nuk është krim

schedule12:23 - 13 Korrik, 2023

schedule 12:23 - 13 Korrik, 2023

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka folur për mediat në dalje të godinës së parlamentit, në lidhje me akuzat e bërë ndaj tij nga opozita, se ka kryer udhëtime të paguara nga persona që kërkohen nga drejtësia.

Gjiknuri tha se emri i tij përdoret për ngritur kauza politike, duke shtuar se udhëtimet e tij janë të gjitha zyrtare dhe ka faturat përkatëse në Ministrinë e Infrastrukturës.

Ai shtoi se në punën e tij si ministër nuk ka kryer asnjë shkelje dhe se sipas tij çdo ministër përgjigjet vetë për detyrën e tij, duke mos implikuar qeverinë.

Fakti që ai njeh njerëz të ndryshëm, nuk përbën krim ka theksuar Gjiknuri.

“Gjithkush do të përdorë emrin tim për të ngritur kauza politike. Të them të drejtën, të gjitha ato udhëtime, 2 vetëm 2 që kanë dalë në media, janë udhëtime zyrtare. Ka dokumentacion përkatës në Ministrinë e Infrastrukturës.

Udhëtimet e mia si ministër janë të deklaruara dhe janë zyrtare.

Roli im si ministër nuk ka asnjë shkelje ligjore në asnjë procedurë. Nuk ka dalë dikush që të citoj një shkelje ligji nga unë.

Firmosja në një akt që qeverisë, nuk përbën as vepër penale, as shpërdorim detyre, sepse çdo ministër përgjigjet për institucionin që përfaqëson.

Mos e bëni hetim penal, sikur po hetojmë pacientin zero. Ky njeh këtë, ky paska takuar këtë dhe secili paska marrë virusin. Bëhet fjalë për akte zyrtare dhe pasoja konkrete.

Kështuqë lidhjet rastësore me persona apo njohjet nuk kanë asnjë lloj vlere për pretendimet e ngritura

Faturat i keni aty. Ju them një gjë. Në detyrën time kam zbatuar ligjin. Akuza politike ka kohë që ngrihen ndaj meje,” u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PS.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!