Afera e inceneratorëve, PD padit në SPAK Ëngjëll Agaçin

schedule13:47 - 4 Mars, 2022

schedule 13:47 - 4 Mars, 2022

Partia Demokratike ka paraqitur ditën e sotme një padi në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion një padi ndaj sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave Ëngjëll Agaçi, në lidhje me aferën e Inceneratorëve.

Në një deklaratë nga selia blu, Ina Zhupa deklaroi se Agaçi është denoncuar në SPAK për shkak të shkeljeve ligjore që sipas saj ai i ka kryer me vetëdije të plotë.

“Ina Zhupa: PD ka vite që denoncon aferën e inceenratorëve. Por me anë të komisionit hetimor të inceneratorëve ne arritëm që t’i provonim shqiptarëve që Edi Rama ka vjedhur shqiptarëve 430 mln euro.

Sot do t’ju sqaroj provat që PD ka paraqitur në një padi penale që do të paraqitet sot në SPAK në lidhje me rolin, funksionin e z.Engjëll Agaçi në koncesionin e Elbasanit, në shkeljet ligjore që janë me vetëdije të plotë në rolin e tij si sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave”, tha Ina Zhupa. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!