Afera e Inceneratorëve, Meta: Të arrestuarit të pendohen, të tregojnë kush i garantoi

schedule18:37 - 9 Prill, 2022

schedule 18:37 - 9 Prill, 2022

Presidenti Ilir Meta ka ftuar të gjithë të arrestuarit për aferën e Inceneratorëve që të bëhen të penduar të drejtësisë dhe të tregojnë të gjitha lidhjet me këtë shkelje të rëndë.

Sipas Metës dikush ka qenë prapa tyre që u ka dhënë garanci për të shkelur ligjin. Ndërkohë Meta shton se pavarësisht se Stela Gugallja dhe Klodian Zoto janë në kërkim, pagesat ndaj tyre vijojnë dhe paratë jepen.

“Kanë frikë se mos bëjnë ndonjë gabim dhe populli zgjedh president të gabuar. Rilindja po bën përpjekje të jashtëzakonshme të gjejë një President të mirë. Por Presidenti ka detyra para të largohet. Për Inceneratorët kemi të bëjmë me një organizatë kriminale. Organizim të pashembullt të pushteti vendor. Presidenti pret deri më 25 prill dhe pret përgjegjshmëri dhe reagim. Asnjë nuk është para përgjegjësisë së ligjit. Treshja e famshme ka dal jashtë vendit. Dhe ata që janë ndaluar po bëjnë sikur po marrin ca dënime dhe përfshirjen e tyre në grup kriminal. U bëj thirrje të pendohen dhe të tregojnë se kush u ka dhënë leje të përfshihen.” u shprehe Meta.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!