Aeroporti rus në Kazan e pezullon punën përsëri, pretendohet për sulme ukrainase

schedule15:07 - 10 Qershor, 2024

schedule 15:07 - 10 Qershor, 2024

Autoritetet në rajonin Tarastan të Rusisë i pezulluan të hënën për tri orë aktivitetet në aeroportin ndërkombëtar në Kazan, për “shkaqe sigurie”.

Në javët e fundit, ky aeroport e ka pezulluar punën disa herë, për shkak të sulmeve ukrainase me dronë ndaj lokacioneve ushtarake dhe industriale në këtë rajon.

Në prill, dronët e goditën një rafineri nafte dhe një konvikt në zonën e veçantë ekonomike, Alabuga, në Tatarstan, ku ndodhen më shumë se 20 ndërmarrje industriale, përfshirë fabrika të inxhinierisë mekanike dhe të përpunimit të metaleve.

Raportohet se ky vend është duke prodhuar edhe dronë.

Ky rajon ndodhet më shumë se 1.200 kilometra larg kufirit mes Ukrainës dhe Rusisë. /rel

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!