Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aeroporti i Vlorës/ Punimet drejt fundit, ndikim në rritjen e vlerës së pronave

schedule14:03 - 9 Nëntor, 2024

schedule 14:03 - 9 Nëntor, 2024

Punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës po ecin me ritme të shpejta ndërsa pritet që të përfundojnë në pranverën e vitit të ardhshëm.

Për banorë të fshatit Akërni, ky projekt ka ndikuar në dyfishimin e çmimit të pronave përreth aeroportit .Sipas tyre prej nisjes së punimeve të aeroportit, ka pasur një interes në rritje nga qytetarë dhe sipërmarrës për blerje tokë apo banese.

Aeroporti i Vlorës parashikohet që të jetë më i madhi në Ballkanin Perëndimor dhe do të hapë rrugën edhe për fluturime transoqeanike për turistët .Sipas banorëve kjo do të ndikojë në rritjen e punësimit në zonë.



Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës ka një vlerë investimi prej 104.3 milionë eurosh dhe parashikohet ta kthejë Vlorën në portën më të rëndësishme turistike të rajonit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!