Aeroporti i Vlorës/ Kryebashkiaku Dredha: Shpresoj të kemi fluturimin e parë në maj ose qershor të 2025, hapen 2000 vende të reja pune

schedule20:45 - 28 Nëntor, 2024

schedule 20:45 - 28 Nëntor, 2024

VLORË– Si shumë investime të tjera, qytetit të Vlorës do t’i shtohet dhe ndërtimi i Aeroportit, një projekt ky, i cili me realizim e tij do t’i japë një hov të shpejtë ekonomisë së qytetit.

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha në një intervistë për ABC News u shpreh se punohet për një sërë projektesh, të cilat do të ndihmojnë ekonominë e qytetit.

Kryebashkiaku tha se objektivi është në pranverën e vitit të ardhshëm të realizohet fluturimi i parë.

Ai pohoi se kjo vepër e madhe do të krijojë mbi 2000 vende pune dhe kjo është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë.

“Sa i përket aeroportit të Vlorës, puna pi ecën me ritme e shpejta dhe shpresojmë që deri në maj apo qershor të vitit tjetër, të kemi fluturimin e parë. Do krijojë dhe vende të reja pune. Do të krijojë rreth 2000 vende të reja pune”, shtoi ai./abcnews.al