Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aeroporti i Vlorës, Balluku: Deri më tani, investim 140 milionë euro. Do realizohen fluturime transoqeanike

schedule12:19 - 8 Maj, 2025

schedule 12:19 - 8 Maj, 2025

Në aeroportin e Vlorës, u ul avioni i parë, teksa u çertifikua edhe pista.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se deri më tani, është bërë një investim prej 140 milionë eurosh.

Balluku shtoi se do të realizohen fluturime transoqeanike.

“Kur e nisëm këtë projekt, flitej për një investim rreth 104 milionë euro. Sot që flasim, bëhet fjalë për një investim 140 milionë euro. Këtu në Vlorë do të aplikohen 3 modele biznesi. Një sektor i ri, do sjellë të ardhura shtesë në aviacionin civil, por do krijojë dhe një mundësi të re punësimi. Ky aeroport do të kthehet në inkubator të dijes. Kërkohet fuqi punëtore këtu. Vlora nuk do e përballojë dot, ndajeni pak me Fierin. Ky aeroport do të lidhet me Vlorën përmes një hekurudhe, një linjë prej 5 kilometrash, hekurudha që vjen nga Rrogozhina në drejtim të Vlorës. Qytetarët e Shqipërisë, Kosovës, do zgjedhin se cilin aeroport do të frekuentojnë. Aeroporti i Vlorës, është i kategorisë 4E, i diznjeuar për fluturime transoqeanike”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!