“Aeroporti i Tiranës me rritjen më të shpejtë në Evropë që nga pandemia”, Rama: 942 mijë pasagjerë në tetor

schedule21:23 - 2 Nëntor, 2024

schedule 21:23 - 2 Nëntor, 2024

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se Aeroporti i Tiranës është me rritjen më të shpejtë në Evropë që nga pandemia.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka njoftuar se 3.2 milionë shqiptarë më shumë kanë hyrë nga kjo pikë.

Sakaq, Rama nuk ka nguruar të gjithë t’i ftojë që të vizitojnë Shqipërinë.

“Aeroporti i Tiranës në rritje në qiell (aeroporti me rritjen më të shpejtë në Evropë që nga pandemia) arriti në 942 mijë pasagjerë në tetor ’24, 47% më shumë nga ’23 Në vit, ne jemi rritur me 3.2 MILION udhëtarë përmes TIA.

Zbuloni pse të gjithë flasin për Shqipërinë

Ejani vizitoni! #Eksploro Shqipërinë”, ka shkruar ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!