Aeroporti ndërkombëtar i Tiranes është kthyer tashmë në një qendër të rëndësishme të fluturimeve në rajon.
Fluksi i lartë i pasagjerëve, ka ndikuar në ngjitjen e vazhdueshme të aeroportit ndrëkombëtar të Rinasit mbi konkurrencën rajonale.
Të dhënat më të fundit për trafikun e pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës për tre mujorin e parë të 2025 tregojnë një rritje të qëndrueshme me 9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Mbi 2 milion pasagjerë (2,083,050) janë regjistruar në aeroport nga janari në mars.
Një nga faktorët kryesorë që ndikon në këtë rritje të aereoporrit Nënë Tereza është Wizz Air. Kompania po zgjerohet me ritme të shpejta në rajon dhe në Tiranë përforcon kapacitetet e saj këtë verë.
“Shqipëria ka qenë një treg shumë i suksesshëm për Ëizz Air. Kemi investuar shumë në këtë vend dhe mendoj se na e ka shpërblyer shumë mirë. Ne jemi kompania ajrore lider në Shqipëri me mbi 50% të tregut, që do të thotë se 1 në 2 persona që udhëtojnë drejt dhe nga Shqipëria, fluturon me Wizz Air. Këtë verë do të vijë edhe një avion i ri, pra avioni i 13-ëë do të mbërrijë pas disa muajsh në bazën e Tiranës. Kjo tashmë është kthyer në rutinë për ne, po investojmë në mënyrë të vazhdueshme, po sjellim avionë të rinj, destinacione të reja dhe po krijojmë mundësi të reja pune për njerëzit që duan t’i bashkohen ekipit të Wizz Air.”
Të dhënat tregojnë se asnjë aeroport tjetër ne rajon, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut nuk po e ndjekin këtë ritëm. Tërheqja në rritje e aeroportit ndihet edhe përtej kufijve të Shqipërisë, me shumë udhëtarë nga Kosova dhe shtetet fqinje që zgjedhin të fluturojnë nga Rinasi për shkak të çmimeve më të përballueshme.
Për tremujorin e pare të 2025, udhetuan permes Rinasit 134 000 pasagjere nga keto vende, nje rritje rreth 20% krahasuar me nje vit me pare ne te njejten periudhe.
“Sa i përket performancës krahasuar me kompanitë e tjera ajrore në Shqipëri, dihet që vitet e fundit kanë qenë sfiduese në Evropë, jo domosdoshmërisht për shkak të vetë linjave ajrore, por për shkak të problemeve që prekin operacionet ajrore si kontrolli i trafikut ajror, funksionimi i aeroporteve, shërbimet në tokë etj. Ne kemi përmirësuar shumë. Kishim disa probleme vitin e kaluar dhe një vit më parë, por vetë kemi investuar shumë resurse, para dhe staf për t’i zgjidhur ato.”
Teksa kompania zgjerohet ne Tirane, sfidë për Wizz Air edhe këtë verë mbetet përvoja e pasagjerëve që i besojnë linjës ajrore udhëtimin e tyre. Por si pritet të menaxhohet çështja e vonesave nga Wizz Air?
“Besojmë se Wizz Air operon një rrjet shumë më të qëndrueshëm dhe të besueshëm se më parë. Si në Shqipëri, ashtu edhe në të gjithë Evropën, është kompania ajrore me performancën më të mirë për sa i përket realizimit të fluturimeve sipas planit. Gjithashtu, renditemi ndër më të mirët për përpikmëri në oraret e nisjes, megjithëse ndonjë ndërprerje e papritur mund të ndodhë gjithsesi. Nëse kontrolli i trafikut ajror nuk funksionon si duhet, vonesat mund të shtohen shumë shpejt, sidomos kur ka kushte të pafavorshme apo probleme teknike.”
Ekspertët e industrisë paralajmërojnë se 2025 nuk do të jetë një vit sfidues për aviacionin global, ku parashikohet në rritje prej 3.6 %, por Tirana duket e se po ecën me ritme të shpehta, pasi ka arritur një rritje me 9% të fluksit të pasagjerëve, duke dhënë sinjale të një tredi pozitiv rritës, duke tejkaluar edhe suksesin e vitit të kaluar.
/abcnews.al

