Aeroporti i Stambollit ishte qendra ajrore më e ngarkuar në Evropë nga 21 deri më 27 gusht, njoftoi ministri i Transportit dhe i Infrastrukturës i Turqisë, Abdulkadir Uraloglu.
Uraloglu tha se aeroporti kishte mesatarisht 1.525 fluturime në ditë javën e kaluar, duke cituar të dhëna nga Organizata Evropiane për Sigurinë e Navigimit Ajror (Eurocontrol).
“Aeroporti i Stambollit regjistroi rritje prej 118 për qind në mesin e 20 aeroporteve më të ngarkuara në krahasim me periudhën para pandemisë”, shkroi ministri turk në platformën “X”.