Aeroporti i Vlorës, një nga investimet strategjike për zhvillimin e jugut të Shqipërisë, po avancon me ritme të shpejta. Banorët e fshatit Akërni, të cilët jetojnë pranë kantierit, e shohin këtë projekt si një mundësi të madhe për zhvillimin ekonomik të zones.
Me nisjen e fluturimeve, aeroporti pritet të sjellë një hov të ri për turizmin dhe promovimin e Shqipërisë, duke e bërë Vlorën një pikë kyçe lidhjeje me destinacione ndërkombëtare. Aktualisht, pista është shtruar dhe puna po vijon në sektorë të tjerë, duke e afruar gjithnjë e më shumë këtë projekt drejt përfundimit.
Ky investim do të ketë një ndikim të gjerë jo vetëm në ekonominë lokale, por edhe në imazhin dhe zhvillimin e të gjithë vendit./abcnews.al