Aeroporti i Prishtinës gati të fillojë fluturimet: Presim vendimin e Institutit të Shëndetit

schedule20:26 - 13 Qershor, 2020

schedule 20:26 - 13 Qershor, 2020

Autoriteti i Aviacionit Civil në Kosovë ka lajmëruar se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës do të hapet sapo të merret vendimi nga Instituti i Shëndetit Publik.

Me anë të një njoftimi zyrtar, njoftohen të gjithë operatorët ajrorë, udhëtarët dhe palët tjera të interesuara se po bëhen vlerësimet e fundit.

“Njoftohen të gjithë operatorët ajrorë, udhëtarët dhe palët tjera të interesuara se Autoriteti i Aviacionit Civil, në koordinim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe në bashkëpunim me institucionet tjera përgjegjëse janë duke bërë vlerësimet dhe përgatitjet e duhura për hapjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës për fluturime ajrore, duke u siguruar se të gjitha rekomandimet e dala nga protokolli ndërkombëtar i sigurisë për mbrojtjen e shëndetit në aviacion do të zbatohen.

Pritet vlerësimi nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në lidhje me situatën aktuale shëndetësore me COVID-19 dhe në momentin e një rekomandimi pozitiv nga ky Institut, Ministria e Shëndetësisë në koordinim me Ministrinë e Infrastrukturës do t’i propozojnë për vendimmarrje Qeverisë hapjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës për fluturime të rregullta”, përfundon njoftimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!