Në mbledhjen e fundit të qeverisë është miratuar bonusi për dhënien e aeroportit të Kukësit me koncesion. Sipas vendimit të publikuar në faqen e Kryeministrisë, thuhet se qeveria ka marrë një ofertë të pa kërkuar për ndërtimin e Aeroportit të Kukësit. Në vendimin e së mërkurës të Këshillit të ministrave u vendos që qeveria t’i japë 8 pikë bonus bashkimit të shoqërive “Kastrati”, sh.a. & “T.M.D Systems LTD”, që kanë bërë ofertën e pa kërkuar. Aeroporti i Kukësit nuk është vënë në funksionim që prej vitit 2006 kur përfundoi ndërtimi i tij.
Aeroporti i Kukësit drejt dhënies me konçension/ Qeveria i jep bonusin “Kastrati”
schedule20:59 - 11 Korrik, 2018
schedule 20:59 - 11 Korrik, 2018