Aeroporti i Kosovës anulon të gjitha fluturimet e parashikuara për nesër

schedule21:23 - 15 Qershor, 2020

schedule 21:23 - 15 Qershor, 2020

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari’”, mbrëmjen e kësaj të hëne ka bërë me dije se ka anuluar të gjithë fluturimet e parashikuara që të zhvilloheshin me datën 16 qershor.

Rritja e numrit të rasteve të reja me koronavirus ka bërë që aeroporti të qëndrojë i mbyllur.

“Të dashur udhëtarë, Ju njoftojmë se të gjitha fluturimet e datës 16 Qershor 2020 janë anuluar. Për rezervimet tuaja si dhe detaje tjera rreth fluturimit ju lusim të qëndroni në kontakt me kompanitë ajrore”, thuhet në njoftimin e aeroportit.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ditë më parë nëpërmjet një shkrimi në Facebook pati paralajmëruar hapjen e shpejtë të aeroportit. “Brenda pak ditësh do të marrim vendim për hapjen e aeroportit, gjithnjë sipas rekomandimeve të mjekëve, autoriteteve përkatëse dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës/ IKSHPK.’, kishte deklaruar Zemaj më 13 qershor./abcnews.al