Qentë që nuhasin janë shumë të njohur në aeroportet e të gjithë botës. Agjentët kufitar i përdorin ato për të zbuluar substanca të paligjshme dhe kontrabandë, raporton BBC.
Tani disa qen po përdorin nuhatjen e tyre për një qëllim tjetër – koronavirusin. Qentë e trajnuar posaçërisht për të zbuluar Covid-19 këtë javë kanë filluar të nuhasin pasagjerë si pjesë e një prove në aeroportin Helsinki-Vantaa të Finlandës.
Vullnetarët po trajnojnë një ekip prej 15 qensh dhe 10 instruktorë si pjesë e një programi kërkimor. Qentë mund të zbulojnë koronavirusin tek njerëzit pesë ditë para se të shfaqin simptoma, tha për agjencinë e lajmeve Anna Hielm-Bjorkman, profesore e Universitetit të Helsinkit.
“Ata janë shumë të mirë në zbulimin e koronavirusit”. tha ajo.
Pasagjerëve u kërkohet që të “fshijnë” qafën me një rrobë, e cila më pas vendoset në një kanaçe dhe qeni fillon ta nuhas. Ky test realizohet për më pak se një minutë.s.ba/abcnews.al