Lajmi për vendosjen e aeroplanmbajtëses USS Gerald R. Ford në Karaibe, si dhe anijeve të tjera luftarake amerikane, ka shkaktuar reagime të forta nga qeveria venezueliane.
Presidenti Nicolas Maduro e cilësoi këtë kërcënimin më të madh ushtarak për vendin në 100 vitet e fundit dhe akuzoi qeverinë amerikane për “komplot lufte” me vendin e tij.
Gjithashtu ai denoncoi vendosjen e vazhdueshme të aseteve ushtarake amerikane, duke përfshirë tani edhe një aeroplanmbajtëse – në Karaibe.
“Ata po komplotojnë një luftë të re të përjetshme, ata premtuan se nuk do të fillonin kurrë një luftë tjetër dhe po fabrikojnë një luftë që ne do ta parandalojmë”, tha udhëheqësi i Amerikës Latine, duke shtuar: “Ne i pyesim njerëzit e Shteteve të Bashkuara, a duan ata një luftë tjetër si Vietnami, tani në Amerikën e Jugut?”
/abcnews.al/

