Japonia mobilizoi menjëherë aeroplanët luftarakë, pasi zbuloi disa aeroplanë ushtarak rusë mbi Oqeanin Paqësor dhe Detin e Japonisë të enjten. Ministria e Mbrojtjes japoneze tha se zbuloi një avion spiun rus, IL-20, që fluturonte vajtje-ardhje nga Deti i Okhotsk në Paqësor.
Po ashtu, u zbulua edhe një tjetër avion IL-20 që fluturonte drejt ujërave pranë ishullit Sado përpara se të kthehej drejt kontinentit. Deti i Okhotsk ndodhet në veri të ishullit kryesor më verior të Japonisë, Hokkaido, ndërsa Ishujt Sado janë jashtë bregut perëndimor të Niigata.
/abcnews.al