Adrola poston foton provokative, vëmendjen e merr komenti i Capital T

schedule09:53 - 24 Korrik, 2020

schedule 09:53 - 24 Korrik, 2020

Adrola Dushi është një ndër modelet më të dashura për publikun shqiptar. Ajo ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për jetën e saj personale, e cila prej shumë kohësh u përfolur për një lidhje të mundshme me politikanin nga Kosova, Albin Gashi, thashetheme të cilat ajo i ka hedhur poshtë.

Por, së fundmi një foto që ka publikuar reperi Capital T ku shihet së bashku me Adrolën ka trazuar ujërat dhe fansat menjëherë spekuluan se janë në një lidhje, kjo pasi ata shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin. Ndërkohë, pak orë më parë modelja ka ndarë me ndjekësit një foto në Instagram, ku shfaqet mjat tërheqëse.

Mes komenteve të shumta të ndjekësve ajo që ka rënë në sy, është dhe komenti i reperit, i cili ka komentuar me disa emoji me zemra, duke nxitur kështu akoma edhe më shumë thashethemet se dyshja po shijon një romancë. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!