Adriana Matoshi: Mesazhet e njerëzve më kanë dhënë një forcë të jashtëzakonshme

schedule13:54 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 13:54 - 9 Dhjetor, 2021

Adriana Matoshi ka folur sërish për gjendjen e saj shëndetësore pak ditë pasi iu nënshtrua një operacioni për të hequr tumorin në tru. Ajo telefonoi në emisionin Pa emër që transmetohet në radion Klan Kosova FM, ku tha se po mundohet të jetë sa më e fortë dhe të mos mendojë për sëmundjen.

“Unë për momentin kam pak kokëdhimbje, sot e kam sfidu veten mos me pi hapa, mos me përdor kurrgja, se po du me tejkalu pa hapa, pa sen edhe po pushoj, e kom kalu atë stresin. Jam t’u mundu që veten me bo mirë, që s’kam kurrgjë, po çona kaniherë edhe po harroj çka kom”, ka thënë Matoshi.

Actress Adriana Matoshi talks about the difficult moment: 'The girl asked  me if I would die' - TV Mania

Më tej, Adriana shtoi se nuk e kishte menduar që komentet e njerëzve do t’i kishin dhënë një forcë të jashtëzakonshme. “Kurrë në jetë nuk ma ka marrë mendja se fjalët, komentet, njerëzit, telefonatat, mesazhet ma japin një forcë të jashtëzakonshme edhe kur kam shku ditën me i bërë analizat, atë ditë ishte një marsh i organizuar. Më dukej diçka shumë, s’di me ta përshkru ndjenjën.”, tha ajo.

Adriana Matoshi arrin të bëhet deputete? – BRB TIME/abcnews.al