Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Adoleshentja tenton vetëvrasjen/ Sarandë, bullizohej nga shoqet, 15-vjeçarja hidhet nga kati i katërt

schedule15:27 - 24 Shtator, 2025

schedule 15:27 - 24 Shtator, 2025

Një vajzë 15-vjeçare tentoi t’i japë fund jetës së saj duke u vetëhedhur nga kati i katërt i banesës të martën në Sarandë.

Prapa ngjarjes së rëndë, fshihet një histori bullizmi.

Fatmirësisht, adoleshentja shpëtoi pasi ra mbi një tendë që zbuti goditjen, duke marrë vetëm dëmtime të lehta.

E mitura u transportua fillimisht në spitalin e Sarandës dhe më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë. Pasi mori mjekim, bluzat e bardha e transportuan drejt psikiatrisë në Qendrën spitalore universitare Nënë Tereza.

Burime për ABC News, konfirmuan se shkak i veprimit ekstrem ka qenë bullizimi i vazhdueshëm që e mitura merrte nga shoqet e saj.

Vajza është e bija e Arben Cerrikut, i cili prej 20 vitesh jeton në Sarandë. Cerriku është i divorcuar, i papunë dhe baba i tre fëmijëve. Ai tregon se ditën e ngjarjes familja ishte mbledhur për ditëlindjen e djalit, kur vajza u hodh papritur nga ballkoni.

Ngjarja ka tronditur familjen, fqinjët dhe shoqërinë e vajzës. Një prej shoqeve të saj tha se nuk e kishte menduar kurrë që ajo do të merrte një hap të tillë.

Ndërkohë policia po heton të gjitha rrethanat dhe shkaqet që e çuan 15-vjeçaren drejt këtij akti.

Ky episod ka ngritur sërish alarmin për bullizmin tek të rinjtë dhe pasojat dramatike që ai mund të shkaktojë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!