Adoleshentja rrëmbehet nga pesë burra në Greqi, Markela ishte duke shëtitur me motrën, si ndodhi pengmarrja

schedule17:51 - 9 Tetor, 2022

schedule 17:51 - 9 Tetor, 2022

Një 14-vjeçare është rrëmbyer mbrëmjen e së premtes, 7 tetor në Nikea të Greqisë, me familjes që ka denoncuar pengmarrjen e së miturës në polici.

Sipas rrëfimit të nënës, Markela ishte duke ecur me motrën e saj Esmeralda, mbrëmjen e së premtes, kur dy makina i prenë rrugën motrave dhe morën peng Markelën. Siç rrëfen e ëma, nga makinat zbritën pesë burra, dhe pasi neutralizuan Esmeraldën, morën Markelën, e futën me dhunë në makinë dhe u larguan.

Esmeralda e tmerruar shkoi menjëherë në shtëpi, ku i tregoi familjes për rrëmbimin e motrës. Sot bëhen dy ditë nga rrëmbimi i adoleshentes dhe nuk ka ende asnjë gjurmë se ku mund të ndodhet, raporton protothem.gr.

Siç thotë e ëma, kjo nuk është hera e parë që adoleshentja rrëmbehet.

Sipas saj autori ia ka rrëmbyer të bijën 20 ditë më parë, teksa Markela shkonte në shkollë.

“Ai e futi në makinë me dhunë, dhe e çoi diku, më pas e la një shesh në një fshat. Vajza ime ishte tmerrua. Edhe këtë herë Markela është rrëmbyer nga i njëjti person”, thotë për protothema.gr nëna e Markelës, Maria.

Fondacioni “Buzëqeshja e Fëmijës” në bashkëpunim me policinë e shtetit po vijojnë kërkimet për 14-vjeçaren.

“Dritë” mbi hetimet pritet të hedhin pamjet nga kamerave të sigurisë së zonës që kanë regjistruar momentin e rrëmbimit të Markelës./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!