Adoleshentja në Vaun e Dejës i jep fund jetës, merren në pyetje familjarët

schedule21:53 - 22 Janar, 2021

schedule 21:53 - 22 Janar, 2021

Një 17-vjeçare në Vaun e Dejës, në Shkodër i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike. Mësohet se M.GJ. ka konsumuar fotoksinë në orët e pasdrekës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Trupi i pajetë i adoleshentes është dërguar në morgun e spitalit rajonal në Shkodër.

Ndërkohë, në pyetje po merren familjarët e saj për të kuptuar rrethanat e ngjarjes. Shkaqet që e kanë çuar 17-vjeçaren drejt aktit ekstrem nuk dihen, ndërsa policia po heton më tej. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!