Adoleshentja mbyt motrën 3-vjeçare me jastëk, ndërsa nëna fliste në telefon

schedule14:12 - 22 Korrik, 2022

schedule 14:12 - 22 Korrik, 2022

Një vajzë 16-vjeçare nga Florida e mbyti motrën e saj 3-vjeçare me një jastëk për ta “qetësuar” ndërsa nëna e tyre po fliste në telefon në një hotel.

Adoleshentja e identifikuar nga autoritetet si 16-vjeçarja Charlize Bell, akuzohet për vrasje të pavullnetshme gjatë vdekjes në hotelin MainStay Suites.

Vajza e vogël u dërgua me urgjencë në spital, ku u shpall e vdekur.

“Megjithatë, nga hetimet paraprake u zbulua se motra i kishte vendosur një jastëk për ta qetësuar. Kur u kthye në dhomë, motra e saj nuk reagonte”, thanë autoritetet.

Nëna u përball me tmerrin

Nëna e vajzës i tha policisë se ajo ishte duke punuar në laptopin e saj në dhomën e gjumit të hotelit, ndërsa vajzat e saj ishin në dhomën e ndenjes.

Vajza 3-vjeçare ka “bërë bujë”, për pasojë nëna i ka kërkuar 16-vjeçares që “ta qetësonte pasi fliste në telefon për punën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nëna u tha oficerëve se ishte qetësi për rreth 10 minuta derisa vajza e saj adoleshente hyri në dhomën e gjumit, duke mbajtur motrën e saj që nuk reagonte.

Nëna thirri 911 ndërsa përpiqej të kryente CPR tek fëmija. “Buzët e saj po bëhen blu”, u kishte thënë ajo mjekëve në telefon.

Pas arrestimit, 16-vjeçarja u tha oficerëve se ishte përgjegjëse për t’u kujdesur për motrën e saj gjatë ditëve të javës, pasi nëna e tyre punonte nga ora 9:30 e mëngjesit deri në 5 pasdite./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!