Një adoleshent nga New York-u rrëmbeu makinën e babait të tij për t’u larguar me të dashurën 11-vjeçare para se të gjendej rreth dy mijë kilometra larg. 14-vjeçari Kevin Figueros u kap nga policia pasi kishte tejkaluar shpejtësinë e lejuar në afërsi të Iowa.
Figueros u raportua i zhdukur pasi u pa për herë të fundit në shtëpinë e tij në Midwood të enjten në mëngjes. Dy të rinjtë u dërguan në Qendrën e Mbrojtjes për të mitur në Bluffs dhe më pas prindërit e tyre u njoftuan. /abcnews.al



